Një javë pas zgjedhjeve parlamentare, kuvendi u mblodh sot sërish në seancë për të nisur procedurën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Zëdhënësi i Presidentit përmes një postimi në facebook e quan sërish një shashkë për të larguar vëmendjen nga krimet zgjedhore prandaj përsërit thirrjen: Hapni kutitë!
“Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë.
Ndryshimi është brenda në kuti. Hapni kutitë! Numëroni dhe rinumëroni me transparencë çdo votë sipas Kodit Zgjedhor. Çdo shkelje dhe manipulim të evidentohet me qetësi deri në fund të procesit! Shqiptarëve nuk mund t’ju grabitet kurrësesi vota dhe vullneti i shprehur përmes saj”, shkruan Tedi Blushi.
Tashmë do të jetë Komisioni i Ligjeve që do të shqyrtojë kërkesën e PS për shkarkimin e presidentit me argumentin se nuk ka përfaqësuar unitetin e kombit në fushatën elektorale.
Madje në një nga pikat thuhet se me qëndrimet e dhëna Meta ndikoi në ngjarjen e Elbasanit me pasojë 1 viktimë dhe 4 të plagosur.