Luftimet në Gaza, Trump: Sa kam qenë president atje ka mbretëruar paqja

 5,319 total views,  1 views today

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, është deklaruar mbrëmë pasi luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit të Palestinës, duke porositur se gjatë mandatit të tij në atë rajon ka mbretëruar paqja – pasi që armiqtë e Izraelit e dinin që SHBA-të qëndrojnë fuqishëm pas atij vendi.

“Sa kam qenë në Shtëpinë e Bardhë na kanë quajtur presidenca e paqes, pasi që armiqtë e Izraelit e kanë pasur të qartë që SHBA-të qëndrojnë pranë shtetit hebre, dhe se në rast të sulmit mbi Izraelin do të vinte përgjigja e menjëhershme”, ka shtuar ish-presidenti amerika.

Ndërkaq sipas tij, tani që president është Joe Biden, bota është çdo herë e më e pasigurt dhe ka më shumë dhunë, “pasi që Biden ka treguar dobësi dhe mungesë përkrahje për Izraelin që ka bërë të ndodhin sulme të reja në aleatët tanë”.

Ndryshe situata mes izraelitëve dhe palestinezëve ditëve të fundit është përshkallëzuar dukshëm, duke u kryer sulme nga të dyja palët dhe duke pasur dhjetëra viktima. 

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •