Mark Zuckerberg ka paraqitur vizionin e tij për të shndërruar Facebook nga një rrjet i mediave sociale në një “kompani metaverse” në pesë vitet e ardhshme. Ai synon krijimin e njw metaverse, një botë në internet ku njerëzit mund të luajnë, punojnë dhe komunikojnë në një mjedis virtual, shpesh duke përdorur kufje VR.
Ai i tha “The Verge” njerëzit nuk duhet të jetonin përmes drejtkëndëshave të vegjël, me shkëlqim, duke nwnkuptuar ekranwt e kompjuterit.
“Sot janë gjëra të vogla, sipërfaqësore dhe njerëzit nuk duhet të ndërveprojnë kështu me njëri-tjetrin”, tha në një intervistë dhënë për “The Verge”, Mark Zuckerberg.
Facebook ka investuar shumë në realitetin virtual, duke shpenzuar 2 miliard dollarë për blerjen e Oculus, i cili zhvillon produktet e tij VR. Koncepti i një metaverse është i njohur për kompanitë e teknologjisë që besojnë se mund të jetë një internet i ri 3D, që lidh botët dixhitale por njerëzit qëndrojnë në realitet.