Mbërrijnë edhe 100 mijë doza të vaksinës “Sinovax” në Shqipëri

 1,640 total views,  1 views today

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se kanë mbërritur edhe 100 mijë vaksina kineze anti-COVID “Sinovax”, ndonëse me një ditë vonesë për shkak të bllokimit të aeroportit të Rinasit nga kontrollorët e trafikut ajror.

“Me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve, mbërrijnë 100 mijë vaksina të tjera anti-COVID”, ka njoftuar Rama.

Vaksinat janë pritur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Manastirliu ndërkohë ka shtuar se do të bëjnë çdo përpjekje për të kryer 500 mijë vaksinime deri në muajin maj.

Dy javë më parë, Shqipëria gjithashtu mori një sasi prej 192 mijë dozash të vaksinës “Sinovax”, ndërkohë kanë përfituar nga mekanizmi COVAX dhe më herët morën disa doza nga “Pfizeri”

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •