Mbi 35 mijë shqiptarë me Covid-19 po trajtohen në shtëpi

 5,453 total views,  1 views today

Sipas ministrisë së Shëndetësisë aktualisht janë aktiv 35768 raste , ku që prej fillimi të pandemisë rezultojnë se janë infektuar 112897 qytetarë shqiptarë.

Nga 35768 raste aktive, 647 qytetarë po trajtohen në spitalet covid, në Tiranë dhe në rrethe, dhe pjesa tjetër e të infektuarve aktivë po trajtohen në shtëpi.

Tirana mban vendin e parë për numrin e rasteve aktive, e ndjekur nga Fieri, me një diferencë shumë të madhe nga Vlora në vendin e tretë, më pas vjen Durrësi, Shkodra dhe Gjirokastra.

Kujtojmë se sot u shënuan 21 humbje jete nga koronavirusi në Shqipëri. Në total në javën e parë të marsit janë regjistruar 141 viktima.

Statistika (7 Mars 2021)
Raste të reja ditore 819
Të shëruar në 24 orë 838
Të shtruar në spitale 647
Humbje jete në 24 orë 21
Testime ditore 3372

Testime totale 489,136
Raste pozitive 112,897
Raste të shëruara 75,190
Raste Aktive 35,768
Humbje jete 1,939

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23425
Fier 2566
Vlorë 1721
Durrës 1682
Shkodër 1352
Gjirokastër 1209
Korçë 942
Elbasan 778
Lezhë 793
Berat 608
Dibër 364
Kukës 328

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •