Mbroni Gjuhën Shqipe

 2,911 total views,  1 views today

Gjuha shqipe ka ekzistuar para të gjitha gjuhëve të tjera dhe është një gjuhë që flet qartë.

Ky është qëndrimi i studiuesve shkencorë në Kuvendin e tretë Ndërkombëtar të mbajtur këtë të shtunë.

“Gjuha Shqipe ka qenë e shkruajtur dhe ka vlejtur për të kryer korrespondencat e tyre atdhetarët tanë në atë kohë, që në 1908 dhe para këtij viti.”

“Shqip nuk do të thotë shqiponjë, por gjuha që flet qartë.”

“Shqipja lidh racën europiane, i zgjeron kufijtë dhe vërteton se kultura europiane ka rrezatuar edhe para 3 mijë vjetësh kulturë në gjithë botën.”

Me rastin e 125 vjetorit të Kongresit të Korilianos dhe 112 vjetorit të Kongresit të Manastirit Sazan Guri theksoi rëndësinë e kujtesës së të kaluarës.

“Ne kemi nevojë që të bëjmë atë lloj qasje jo për të qortuar historinë por kemi nevojë që të pajisim dhe të shkruajmë ato gjëra që janë të vërteta për shqiptarët.”

Studiuesit theksojnë se shqiptarët duhet të njohin historinë e tyre dhe ajo duhet të shkojë dhe në shkolla.

“Historia në Bibliotekë nuk mbijeton por vegjeton, historia në shkolla është historia që mëson populli.”

Lënda e Gjuhës Shqipe jepen deri në klasën e nëntë në shkolla, por për studiuesit është e domosdoshme që të vazhdojë edhe në gjimnaz.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •