Menduan se janë bonbone, doli të jenë të mbushura me kanabis – katër fëmijë britanikë përfundojnë në spital

 373 total views,  1 views today

Katër fëmijë në Britani të Madhe janë dërguar në spital, pasi që kishin pasur reaksione të ashpra pasi ngrënies së bonboneve për të cilat besohet se përmbanin kanabis, shkruan Sky News.

Policia ishte telefonuar në një paradë në Pound Lane, kurse në Epsom kanë hasur në tre fëmijë që në mënyrë të pakontrolluar villnin dhe pasi ngriteshin në këmbë humbnin forcën dhe rrëzoheshin, transmeton Telegrafi.

Vajza 12-vjeçare, një djalë i po të njëjtës moshës dhe një tjetër 13-vjeç – janë dërguar me autoambulancë në spital. Besohet se edhe një 12-vjeçar tjetër ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, e familjarët e tij besojnë se edhe ai kishte ngrënë bonbonet.

Që të katërtit e kaluan natën nën mbikëqyrjen e mjekëve, e raportohet se bonbonet u ishin dhënë fëmijëve në një park lodrash. Policia ka njoftuar se nuk ka ndonjë përshkrim të detajuar të këtyre bonboneve.

Megjithatë, është bërë e ditur se të premten mbrëma një raportim i ngjashëm ka ndodhur me disa ëmbëlsira tjera – por në këtë incident askush nuk ka përjetuar ndonjë reaksion të rëndë.

Detektivi Lee Marks ka thënë se policia po hetohen rastin lidhur me “bonbonet, prejardhja e të cilave nuk dihet ashtu sikur edhe përmbajtja e tyre”.

“Këto lloje të prodhimit, që në Britani të Madhe mund të gjenden të mbushura me kanabis, janë ilegale dhe të pakontrolluara”, ka shtuar detektivi.

Policia i ka bërë thirrje prindërve që të raportojnë nëse vërejnë simptoma të ngjashme tek fëmijët e tyre. 

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •