Në janar nis ”Lungomare 3”, Vlorë – Radhimë – Orikum

 115 total views,  1 views today

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në muajin janar do të nisë projekti për ‘Lungomare 3’. Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë ka njoftuar projektin e ardhëm që do të nisë në janar të vitit 2022, përgjatë vijës Radhimë-Orikum. Rama thotë se në fillimvitin e ardhshëm do të ngrihet kantieri i një tjetër transformimi rrënjësor urban, ekonomik dhe social.

“Mirëmëngjes dhe me projektin e “Lungomare 3”, përgjatë vijës bregdetare Vlorë – Radhimë – Orikum, ku fillimvitin e ardhshëm ngrihet kantieri i një tjetër transformimi rrënjësor urban, ekonomik e social, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Edi Rama.