Nëna e djaloshit që iu thye telefoni, insiston në dënimin e Ronaldos

 359 total views,  1 views today

Nëna e një adoleshenti autik, telefoni i të cilit u thye nga Cristiano Ronaldo në “Goodison Park”, i është lutur federatës angleze të japë ‘dënimin e duhur’, duke këmbëngulur se sulmuesi ‘nuk mund të vazhdojë të ikën’ me ‘sjelljen e tij të papranueshme’.

Federata e Futbollit e akuzoi yllin e Manchester United në fillim të kësaj jave pasi zbuloi pamjet që tregonin Ronaldon duke goditur një telefon nga dora e 14-vjeçarit, Jacob Harding.

Nëna e tij, Sarah Kelly i ka kërkuar tani trupit drejtues që të disiplinojë sulmuesin portugez siç duhet.

“Le të shpresojmë që ai më në fund të marrë dënimin e duhur”, deklaroi ajo për Mirror. “Ai nuk mund të vazhdojë të ikën nga kjo situatë. Sjellja e tij është e papranueshme”.

Sjellja shpërthyese e Ronaldos ndodhi gjatë humbjes 1-0 të Manchester United ndaj Evertonit në “Goodison Park” në prill.

Jakobi mbeti me një dorë të mavijosur dhe telefon të thyer pas incidentit.

E tronditur nga sjellja e 37-vjeçarit, Kelly pranoi se nuk e dinte sesi veterani i Djajve të Kuq mund të flinte natën ‘duke ditur shqetësimin që i ka shkaktuar një fansi të ri’.