Vazhdon fushata e vaksinimit në Vatikan, e cila filloi dje paradite më 13 janar pas mbërritjes së serumit. Si Papa Françesku ashtu edhe Papa i nderit Benedikti XVI kanë marrë dozën e parë të vaksinës, njoftoi Vatikani.
“Mund të konfirmoj se në kuadrin e programit të vaksinimit në Shtet Qytetin e Vatikanit – tha drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë Matteo Bruni, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve – deri më sot është administruar doza e parë e vaksinës për COVID- 19 për Papën Françesku dhe Papën e Nderit”.