Për herë të parë shqiptarët festuan me flamur kombëtar në Mal të Zi

 6,129 total views,  1 views today

ë Malin e Zi sivjet për herë të parë shqiptarët kanë arritur të festojnë 28 nëntorin me flamurin kombëtar.

Për shënimin e kësaj date në nderim të kombit dhe identitetit, trojet shqiptare në Malin e Zi si asnjëherë frymuan shqip pasi këtë vit për herë të parë 28 nëntori u prit me arritje të rëndësishme, atë të shprehjes së lirë të identitetit kombëtar, arritje kjo e cila vjen pas përpjekjeve disa vjeçare të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi.

“Me ndryshimin e ligjit për simbolet kombëtare ne kemi të drejtën e përdorimit të lirë të simboleve tona, flamurit, himnit dhe stemës”, tha Faik Nika, kryetar i KKSH’së në Malin e Zi.

Edhe në këtë vend për shkak të pandemisë festa u shënua pa ceremoni dhe organizime tradicionale.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •