Dy prej përfaqësuesve të PD-së janë sulmuar dhe penguar të bëjnë një denoncim në landfillin e Tiranës, nga punonjësit e kompanisë private.
Belind Këlliçi e zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, nuk janë lejuar të kryejnë filmime denoncuese pranë rrugës ku ndodhet landfilli, me argumentin se është ‘pronë private’.
Përfaqësuesit e PD-së thanë në një denoncim në selinë blu, se ata madje janë ndjekur nga disa makina private, derisa janë larguar nga zona ku ndodhet landfilli i Sharrës.