44 të shëruar, 273 raste të reja dhe 5 vdekje. Ky është bilanci në Shqipëri, brenda 24 orëve të fundit, lidhur me situatën e shkaktuar nga koronavirusi.
Në një komunikatë të përditshme për mediat nga Ministria e Shëndetësisë u bë e ditur se “Në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1289 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 273 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2”.
“Janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar në 10,001 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë”, njofton MSH-ja në Shqipëri.