Albania Sports

Duka: Qeveria e Shqipërisë investon shumë më pak në sport se Qeveria e Kosovës

Armando Duka ka deklaruar se Qeveria e Kosovës investon në sport 10 apo 20 herë më shumë sesa që investon Qeveria e Edi Ramës në sportin e Shqipërisë.

Kur luan, dhe sidomos kur fiton Kombëtarja e Shqipërisë, udhëheqësit politik të institucioneve në Tiranë në kohë rekorde urojnë kyçen në rrjetet sociale të tyre për t’i uruar shqiptarët dhe për t’u bërë disi pjesë e atyre sukseseve.

Por, krejt kjo bëhet për ta fituar ndonjë poenë politik, pasi Qeveria Shqiptare bën shumë pak punë të mirë për sportin.

Madje, më shumë për sportin bënë shteti i Kosovës, ku gjendja e sportit, sidomos në aspektin infrastrukturor, lë shumë për të dëshiruar, dhe ku politika gjithmonë kritikohet për lënie anash të çështjes sportive nga komuniteti sportiv kosovar.

Qasja karshi sportit e Qeverisë Shqiptare, që aktualisht udhëhiqet nga kryeministri Edi Rama, po e shqetëson dhe po e zhgënjen edhe kryetarin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

“Politika kosovare e mbështet sportin më shumë se politika shqiptare, madje në mënyrë strategjike dhe jo në mënyrë spontane. Buxhetet që ka Kosova, qoftë dhe buxhetet për financimin e sporteve, janë 10 ose 20 herë më të mëdha se Shqipëria. Ajo paketë fiskale, që për mua nuk është e plotë, që ka, duhet të jetë dhe më e mirë e Kosovës”, ka thënë Duka në “ABC News”.

Ndërkohë, ai është munduar t’ia “çelë sytë” Edi Ramës karshi sportit shqiptar. “Hungaria i detyron kompanitë, shoqëritë e biznesit, të shkojnë të bien dakord me një nga federatat e 4 sporteve prioritare dhe të investojnë nga fitimet e tyre. Kjo pjesë zbritet nga Tatimet. Në tre-katër vitet e fundit janë shifra marramendëse të investuara. Janë ndërtuar fusha futbolli pa fund dhe do ketë ndryshime”, ka potencuar ai.

Related Posts

Leave a Reply