Kosova

Haradinaj shkarkon ministrin Nenad Rikalon

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë vendim që ta lirojë nga pozita e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalon.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Z. Rikalo i shprehi falënderim për bashkëpunim gjatë kohës sa ishte aktiv si ministër në Qeverinë e Kosovës.

Në proceset politike para vetes, do të respektoj angazhimin e secilit. Ministri Rikalo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdon palëkundur”, ka shkruar kryeministri.

Related Posts

Leave a Reply