Albania Maqedonia

Shqipëria të enjten ratifikon Protokollin e antarësimit të Maqedonisë në NATO

Kuvendi i Shqipëri të enjten pritet ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi, pas takimit me të ngarkuarin me punë të Maqedonisë në Tiranë, deklaroi se Shqipëria ashtu siç ka premtuar do të jetë ndër vendet e para që do të ratifikojnë Protokollin.

Qeveria shqiptare sipas Ruçit tashmë e ka miratuar vendimin, i cili ka arritur në Kuvend dhe do të ratifikohet me procedurë të përshpejtuar. 

“Data e parë e mundshme për këtë ratifikim është seanca e javës së ardhshme, 14 shkurt. Pavarësisht klimës politike ndonjëherë të polarizuar në Shqipëri, të gjitha grupet politike në Kuvend kanë shprehur vullnetin politik pozitiv për ratifikimin e Protokollit për Anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO”, tha Ruçi.

Related Posts

Leave a Reply