Kosova Sports

Statistikat, Rashica përkrah Mbappes dhe yjeve të tjerë të Evropës

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, do të ketë mundësi ta shfrytëzojë ndihmën e Milot Rashicës, që ka qenë në super formë këtë sezon, për ndeshjet e radhës.

Tani që futbolli i klubeve është ndalur për disa ditë, gjatë kohës sa janë ndeshjet e ekipeve kombëtare, janë publikuar disa statistika të paraqitjeve të lojtarëve gjatë këtij sezoni, shkruan Gazeta Express.

Ndër yjet e futbollit, si Kylian Mbappe, që paraqiten në këto lista është edhe kosovari Milot Rashica, i cili ka qenë në formë mbresëlënëse gjatë këtij sezoni me Werder Bremenin.

Këtë sezon në Gjermani, Rashica i ka bërë 20 paraqitje, gjatë të cilave i ka shënuar tetë gola dhe e ka asistuar një tjetër. Në dy ndeshjet e fundit të Bundesligës, ai i ka shënuar tri gola.

Scouted Football i ka publikuar një numër të listave të lojtarëve që kanë qenë vendimtar për ekipet e tyre këtë sezon, varësisht nga statistikat e whoscored dhe understatxg.

Në këto statistika janë grumbulluar vetëm lojtarët nën moshën 23-vjeçare, të cilët kanë luajtur së paku 800 minuta në top pesë ligat e Evropës.

Related Posts