Kosova

Veseli: Serbia është fqinji ynë me të cilin duam të kemi paqe

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, deklaroi sot se askush nuk ka të drejtë të ndajë Kosovën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas një vizite që i bëri një kompanie prodhuese në Gjilan, kryeparlamentari u pyet nga gazetarët për takimin që pati sot me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

“Dilemat i kemi mbyllur më 12 qershor 1999, populli i Kosovës, me sakrifica, edhe me një çmim shumë të madh, e kemi larguar Serbinë nga Kosova, por Serbia është fqinji ynë me të cilin duam të kemi paqe. Por Kosova përjetë do të jetë shtet i pavarur dhe sovran dhe kjo do të jetë orienti ynë”, porositi Veseli.

Para se të vizitonte Gjilanin, Kadri Veseli priti në kabinetin e tij ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, por pas takimit, i cili zgjati rreth 40 minuta, asnjëri zyrtarëve nuk u prononcua për media.

Related Posts

Leave a Reply