Sports UK

Shkëlqen Atdhe Nuhiu

Përfaqësuesi i Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu, ka dëshmuar trajnerit të tij, Steve Bruce, pse e meriton një vend në formacionin e parë, përmes paraqitjes së tij në ndeshjen kundër Preston North End.

Sheffield Wednesday e barazoi me rezultat 3:3 këtë ndeshje kundër Preston North End. Para se Atdhe Nuhiu të futej në lojë, disfata dukej e sigurt për skuadrën e kosovarit.

Në minutën e 67-të të ndeshjes, kur Sheffield po pësonte disfatë me rezultat 3:1, Bruce vendosi ta inkuadrojë në lojë Nuhiun në vend të Josh Onomah. Ky vendim doli të jetë i duhuri për skuadrën e Bruce, pasi që kosovari ia fitoi atij një pikë.

Fillimisht, në minutën e 76-të të ndeshjes, Nuhiu i ndihmoi skuadrës së tij që të kthehet në lojë, duke e asistuar golin e shënuar nga Fernando Forestieri, ndërsa, vetëm dy minuta më vonë, Nuhiu e shënoi edhe golin e barazimit.

Twitter Ads info and privacy

Në 16 ndeshjet e zhvilluara që kur Bruce u emërua në pozitën e trajnerit, Nuhiu ka luajtur titullar vetëm një herë, ndërsa nuk është inkuadruar në lojë as nga stoli në tetë prej tyre. 

Related Posts