Albania

Basha mirëpret angazhimin e Gjermanisë për zgjidhjen e krizës politike

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mirëpritur deklaratën e deputetëve gjermanë për situatën politike në Shqipëri.

Në emër të PD dhe të Opozitës së Bashkuar, Basha konfirmon gatishmërinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mirëpret angazhimin e Gjermanisë për zgjidhjen e kësaj krize dhe hapjen e rrugës evropiane të Shqipërisë.

“Mirënjohje Gjermanisë mike dhe mbështetëse të Shqipërisë, për vëmendjen dhe shqetësimin ndaj problemeve që kanë penguar integrimin europian, si mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lidhjet e politikës me krimin, mungesa e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit”, shkruan Basha në facebook./Oranews/

Related Posts