UK

Konservatorët: Zgjedhjet e parakohshme do të dëmtonin Brexit-in

Zgjedhjet e parakohshme në Britaninë e Madhe, ose para Brexit-it, mund të përfundojnë duke “vrarë” procesin e largimit të Londrës nga BE-ja, deklaroi ministri britanik i Shëndetësisë, konservatori Matt Hancock.

Në një interviste të dhënë për “Daily Telegraph”, Hancock, që gjatë fushatës për referendum të vitit 2016 ishte në krahun e atyre pro qëndrimit në BE, për më tepër ka theksuar “nevojën që Konservatorët të marrin përgjegjësinë e aplikimit të vendimit të dalë nga referendumi”.

Ministri ka specifikuar gjithashtu se “zhvillimi i zgjedhjeve para përfundimit të procesit të Brexit do të ishte një katastrofë. Njerëzit nuk e duan këtë”./ATSH/ 

Related Posts