Albania

Arrestimi i drejtuesve të PD, Mediu: Sjellja e Ramës, kriminale

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, pasi përfundimit të mbledhjes së organizuar nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se arrestimet e protestuesve e kthejnë vendin në diktaturë dhe se shqiptarët duhet të reagojnë përballë kësaj situate.

“Sjellja e Edi Ramës, duke arrestuar protestuesit e PD, është kriminale. Arrestimet e protestuesve na kthejnë në diktaturë dhe shqiptarët duhet të reagojnë përballë kësaj situate.  Ne vazhdojmë që të kërkojmë qeveri transitore dhe largimin e Edi Ramës, që të garantohen zgjedhje të lira.

Nëse Edi Rama kur erdhi në pushtet e gjeti Shqipërinë në NATO, ai ka sjell vetëm rrënim, e prandaj duhet të ikë që mos pengojë integrimin e vendit. Ne kemi thënë që  duhet të ikë Rama, duhet qeveri tranzitore”, tha Mediu për gazetarët.

Related Posts