Albania Sports

Lazio kërkon 50 milionë euro për Strakoshën

Thomas Strakosha është i kërkuar në Premier League.

Janë të paktën tre ekipe angleze që synojnë të marrin shërbimet e portierit shqiptar, i cili edhe në sezonin që sapo u mbyll tregoi një nivel të lartë në Lazion, ekipi me të cilin fitoi edhe Kupën e Italisë.

Sipas medieve Arsenali, Tottenhami, por edhe West Hami e kanë seriozisht për portierin kuqezi.

Për Strakoshën presidenti i lacialëve, Lotito kërkon jo pak por 50 milionë euro.

Mbetet për t’u parë nëse klubet e sipërpërmendura janë të gatshme për të plotësuar kërkesën e Lazios.

Related Posts