Albania

Meta pyet kreun e KQZ: Sa është numri i deputetëve?!

Teksa paraditen e sotme, Presidenti Meta ka nënvizuar se ai është zgjedhur nga një Parlament tërësisht legjitim i ka dërguar një letër kreut të KQZ, ku i kërkon të dijë se sa është numri i deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Një hap hap ky që mund të lexohet edhe si fillimi i procedurës për shkrirjen e Kuvendit, teksa vlerësojmë qëndrimin e opozitës se Kuvendi legjitim i Shqipërisë ka 140 deputetë, e asnjë më pak.

Ndërkohë që Meta, pas djegies së mandateve nga opozita deklaroi “Në vlerësimin tim, sot Kuvendi i Shqipërisë, ka 82 deputetë të ligjshëm, ku përfshihen edhe ata 3 deputetë të opozitës që nuk pranuan të djegin mandatin. Çdo numër tjetër në Kuvendin e Shqipërisë, ka probleme serioze, thellon krizën e përfaqësimit dhe është i konstestueshëm, në planin ligjor, politik, moral e Kushtetutes”.

Duke kërkuar informacion se si ka vijuar procesi i zëvendësimit të deputetëve të PD dhe LSI, pyetja që Meta i drejton kreut të KQZ është: Cili është numri aktual i mandateve te deputeteve te Kuvendit të Shqipërisë në shkallë vendi?

Gjithashtu Meta kërkon që t’i vihet në dispozicion edhe lista emërore e deputeteve aktuale të Kuvendit të Shqipërisë për çdo zonë zgjedhore për çdo subjekt, si dhe lista emërore e deputeteve aktualë në shkallë vendi.

Teksa mazhoranca qeverisëse ka deklaruar se do të vijojë me procedurat për shkarkimin e Presidentit, kjo lëvizje e Metës, mund të jetë edhe një hap për ta bërë nul një vendim të tilë nëse do të miratohet.

Kujtojmë se pak ditë më parë Luan Rama deklaroi në “Top Talk”, se fakti që në Kuvend nuk janë 140 deputetë, vendimi për shkarkimin e Presidentit bëhet nul.

“Kushtetuta thotë me votat e 2/3 të anëtarëve të Kuvendit. Duhen të jenë 140 deputetë të në Kuvend që të merret një vendim i tillë. Të marrësh një vendim kur nuk ke 140 deputetë me detyrimin që duhet të jenë 140 do të thotë të bësh një idiotësi, në të gjithë pikëpamjen e fjalës”, tha ai në studion e Top Talk.

Vëmë në dukje se pas dorëheqjes në bllok të deputetëve të opozitës, e pas ezaurimit të listës së PD dhe LSI, Kuvendi përbëhet nga 122 deputetë.FOTO GALERI1/2

Related Posts