Kosova

Paralajmëron Mustafa : Procesi zgjedhor që nuk është transparent, do të anulohet

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka reaguar ndaj zhvillimeve që janë duke ndodhur në disa degë të kësaj partie gjatë procesit të brendshëm zgjedhor, duke pohuar se çdo proces zgjedhor i cili nuk respekton Statutin e LDK-së, Rregulloren e zgjedhjeve dhe që nuk është transparent ndaj anëtarësisë, nuk do të pranohet.

“Është e natyrës së mediave publike e private që të prodhojnë lajme, edhe me disa sjellje të papranueshme të disa individëve nga nëndegët e LDK-së. Por s’mund ta kuptoj ngarendjen e këtyre individëve që të prodhojnë lajme me budallalleqet e tyre dhe të njerëzve nga partitë e tjera që prishin tubimet e LDK-së!”, ka shkuar Mustafa.

Postimi i Mustafës në Facebook:

Te nderuar veprimtarë të LDK-së
Është e natyrës së mediave publike e private që të prodhojnë lajme, edhe me disa sjellje të papranueshme të disa individëve nga nëndegët e LDK-së. Por s’mund ta kuptoj ngarendjen e këtyre individëve që të prodhojnë lajme me budallalleqet e tyre dhe të njerëzve nga partitë e tjera që prishin tubimet e LDK-së!
Të gjithë duhet ta dijnë se çdo proces zgjedhor i cili nuk respekton Statuin e LDK-së, Rregulloren e zgjedhjeve dhe që nuk është transparent ndaj anëtarësisë nuk do të pranohet. Si Kryetar i LDK-së do të kërkoj nga organet përgjegjëse që ato të anulohen. 
Për rregullësinë e procesit zgjedhor vendimtare janë dispozitat e Statutit të LDK-së dhe Platforma zgjedhore, e jo konstatimet nga debatet e atyre që s’kanë asgjë të përbashkët me LDK-në. IM

Related Posts