Albania

Qytetarja denoncon Bashkinë e Durrësit: Të ndërpritet ndërtimi, rrezikon shembjen e gjithë Kodër Vilës

17 familje në Kodër Vilë në Durrës i kanë dërguar një peticion bashkisë së Durrësit, pasi ka dhënë leje ndërtimi në këtë zonë dhe që sipas banorëve rrezikon shembjen e banesave të tyre.

17 familjet kërkojnë pezullimin e lejes pasi rrezikon të shembet  gjithë Kodër Vila.

Ngjarjen e ka denoncuar Jola Hysaj, një qytetare dhe banore e kesaj zone, e cila shprehet për Alb Uk Tv se prerja e pemëve disa-vjeçare po degradon zonën.

Sipas Hysajt leja për ndërtim është dhënë nga Bashkia pa pyetur banorët e zonës dhe se pemët janë duke u prerë pa asnjë kusht sigurie.

Ajo shprehet se rreth 17 familje janë pjesë e një procesi gjyqësor kundër kësaj ngjarje.

Deklarata e Hysajt:

Prerja e pemëve disa vjeçare degradon zonën. Bashkia ka dhënë leje për ndërtim pa pyetur banorët. Shembja e kodrës është duke rrezikuar edhe muzeun e qytetit. 17 familje janë pjesë e procesit gjyqësor për zonën. Pemët janë duke u prerë pa asnjë kusht sigurie. Pemët po priten nga firma ndërtuese dhe kjo është një tjetër shkelje që po bëhet në këtë zonë.

Kërkojmë të mos na çojnë në një konflikt civil. Terreni është në mbi 45 gradë pjerrësi, kanë dhënë leje ndërtimi në mënyrë të paligjshme, është korruptuar edhe eksperti i gjykatës. Me peticion kërkojmë që apeli të pezullojë punimet. I kemi bërë kërkesë edhe Donika Prelës dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga asnjë institucion.

Do të përballemi fizikisht me kompaninë nëse nuk merren masa. Ne po përpiqemi të para- lajmërojmë një katastrofë.

Për ta shikuar videon, kliko mi video, ose shkarko:

Related Posts