Albania

Rama: Mos qani hallin e Lulit dhe Monikës

Kryeministri Edi Rama sot në Patos zhvilloi takimin e radhës elektoral, iu drejtoi një mesazh kryebashkiakëve demokratë, të cilët i dërguan letra KQZ-së për të liruar qendrat e votimit.

“Mos shikoni hallin e katër aventurierëve, shikoni ligjin, mos ju referoni Lulit e Monikës, e as kapsollave të Ilir Metës. Ata kanë një hall të madh që nuk është halli juaj. Nuk ishte PS që ju nxori nga gara, ishin ata. Mos ju përgjunji, ata duhet të përgjigjen para jush sepse e katandisën PD në një karrocë që humbet shpejtësi dhe hap pas hapi bie rrugëve”, tha Rama.

Duke ritheksuar se në  30 qershor zgjedhjet lokale do të mbahen, Rama, vendimin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, e cilësoi një marrëzi.

“Ju e keni dëgjuar që sidomos Ilir Meta i fryn vazhdimisht përplasjes së popullit, ’97-tës, është shumë i shqetësuar deri sa në mes të fushatës bëri një marrëzi duke fshirë firmën e tij me firmën e tij. Nëse Ilir Meta është i shqetësuar, t’i thotë Monikës të qetësohet. T’i thotë edhe Berishës që t’i thotë Lulit të qetësohet dhe nuk del njeri më në rrugë. Në 30 qershor ne do të bëjmë zgjedhje, se po të ishte puna për t’i rënë shkurt, për të qetësuar situatën, unë do isha i pari”, u shpreh kryeministri./TCh/

Related Posts