Bota

Tani po prodhohet sasia më e madhe e Kokainës në botë

Prodhimi i kokainës në periudhë prej 2017 deri më sot ka arritur vlerën më të madhe deri tani, ndërsa heroina në Evropën perëndimore dhe qëndrore po trafikohet fillimisht nga Afganistani përmes Ballkanit, thuhet në raportin vjetor për narkotikë nga zyrat e KB për luftë kundër drogës dhe krimit të organizuar.

Në të gjithë botën në vitin 2017 rreth 271 milionë njerëz kanë përdorur narkotikë, ndërsa rreth 35 milionë, që është numër më i madh se që ishte parashikuar , kanë qenë të varur nga droga dhe janë trajtuar në spitale.

Numri i njerëzve të cilët kanë përdorur drogëra mbetet në nivel stabil në krahasim me raportin e vitit të kaluar, mirëpo nëse i njëjti krahasohet me atë të vitit 2009, numri i përdoruesve është rritur për 30%.

Kanabisi është droga më e përhapur në botë, thuhet në raport, sipas të cilit 188 milionë njerëz e kanë përdorur në vitin 2017.

Duke u nisur nga fakti se prodhimi i kokainës në vitin 2017 ka prodhuar 1976 ton që është më shumë se kur do herë.

Në raport theksohet se Kolumbia është prodhuesi më i madh i kokainës ( me prodhim të 70% në të gjithë botën).

Gjithsejt 18 milionë njerëz e kanë përdorur këtë drogë, ndërsa numri më i madh i të varurve nga droga janë locuar në Amerikën Veriore dhe Oqeani.

Kokaina që futet në Evropë rrjedh nga Peruja, Bolivija dhe Kolumbia.

Related Posts