Maqedonia

Ali Ahmeti takon në Tetovë Filip Rikerin

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, kryetari Ali Ahmeti, ka pritur u.d. Ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan, Filip Riker, si dhe ambasadoren e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kejt Bërns. 

Siç njofton BDI, në takim, bashkëbiseduesit diskutuan rreth zhvillimeve politike në vend e rajon, sundimin e ligjit, reformave. 

Kryetari Ahmeti i uroi mirëseardhje mikut të madh të vendit tonë dhe të rajonit dhe i shprehu mirënjohje për kontributin e madh në drejtim të mbylljes së çështjeve të mëdha në vend e rajon. 

Bashkimi Demokratik për Integrim mbështet në tërësi hetimin e keqpërdorimeve të detyrës nga ana e institucioneve kredibile, përndjekjen e korrupsionit si dhe mbajtjen e përgjegjësisë për keqbërje. 

“Z. Ahmeti theksoi që BDI tërësisht mbështet institucionin e ri të prokurorisë nëpërmjet të bashkimit të prokurorisë speciale dhe asaj për krim të organizuar, por në këtë zgjidhje ligjore duhet të rregullohet edhe çështja e gjuhës zyrtare shqiptare dhe shumicës së dyfishtë në përzgjedhjen e prokurorëve. 

Sundimi i ligjit, përgjegjësia e gjithsecilit, reformat sistemore dhe ndërtimi i standardeve euroatlantike mbetet prioritet i joni absolut dhe  BDI mbetet e përkushtuar për të dhënë kontribut në ndërtimin e këtyre vlerave në partneritet me komunitetin euroamerikan”, njofton BDI.

Related Posts