Albania

Çuçi: Me ndihmën e bizneseve ofruam ndihma të ndryshme

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi ka vizituar sot familjet e prekura nga tërmeti tek Konvaleshenca në Durrës ku ka ofruar ndihma të ndryshme për të kapërcyer këtë situatë emergjente.

Çuçi, u shpreh se “tek Konvalishenca në Durrës, aty ku janë vendosur përkohësisht disa familje të prekura nga tërmeti i para dy ditëve. Me ndihmën e bizneseve ofruam ndihma të ndryshme për të kapërcyer këtë situatë emergjente”.

Qeveria tha ministri, ka marrë të gjitha masat për strehimin e tyre dhe garantimin e kushteve të përshtatshme deri në normalizimin e gjendjes dhe gjetjen e zgjidhjeve për banesat e tyre të dëmtuara.

Në këto ditë ta pazakonta për vendin, gjëja kryesore që duhet të demonstrojmë është solidariteti dhe gatishmëria e të gjithë për t’ju gjendur pranë kujtdo që ka nevojë për ndihmë./ATSH/

Related Posts