Albania

Reagon Rama: Raporti i OSBE/ODIHR certifikoi zgjedhjet si krejt legjitime

Mbi raportin e OSBE/ODHIR-it është ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, sipas të cilit përpjekja për të ngritur një furtunë në gotë mbi raportin në fjalë është e kotë, e gabuar dhe e dëmshme për vendin, e në radhë të parë për opozitën joparlamentare!

Përmes tre postimeve të njëpasnjëshme në Twitter, Rama shkruan se Raporti ka çertifikuar zgjedhjet si krejt legjitime e ka dhënë rekomandime në shërbim të reformës që na duhet!

Më tej shton:

“Çdo vonesë e kotë sot e bën më të vështirë arritjen e një rezultati domethënës, në adresimin e problematikës së evidentuar përmes rekomandimeve. Ne presim, po koha nuk pret qytetarët tanë pa dallim, presin prej nesh të hapim një faqe të re DIALOGU e BASHKEPUNIMI për Shqipërinë🇦🇱

Zgjedhjet e 2021 nuk janë larg për kohën që duhet për adresimin e rekomandimeve në funksion të Reformës Zgjedhore. Prandaj le të fokusohemi tek kjo reformë themelore dhe të përgatisim me frymë DIALOGU e BASHKEPUNIMI, zgjedhjet e ardhshme. Dora jonë është e shtrirë për të gjithë”, përfundon kryeministri.

Related Posts