UK

BE pret propozime të reja për Brexit

Diskutimet mes europianëve dhe britanikëve për Brexit do të rifillojnë sot dhe ekipi i Michel Barnier pret të mësojë nëse Boris Johnson ka pranuar për të ndryshuar qëndrimet e tij për pikat problematike të planit për daljen nga BE.

“I dërguari i tij, David Frost do të ketë seancën e parë të punës me anëtarët e ekipit negociator të BE-së të Michel Barnier dhe një seancë të dytë”, bënë të ditur dy palët.

Propozimet e bëra javën e kaluar nga kryeministri britanik për të zëvendësuar marrëveshjen e arritur nga Theresa May u hodhën poshtë nga europianët.

Ata u kanë dhënë britanikëve një javë kohë për t’i ndryshuar në kuadër të shmangies së një “no deal” më 31 tetor.

“Nëse qeveria britanike nuk rikthehet me propozime të reja për dy probleme të rënda që ne kemi sinjalizuar , nuk mendoj se mund të avancojmë”, theksoi Michel Barnier.

Ministri britanik, i ngarkuar me Brexit u tregua i hapur për diskutime për çështjet e ndjeshme të marrëveshjeve irlandezo-veriore parashikuar në planin për Brexit nga Boris Johnson duke i kërkuar Bashkimit Europian të tregohet më fleksibël./

Related Posts