Bota

Nis zbrazja e kampit të emigrantëve në Lesbos

Pas zjarrit tragjik që përfshiu kampin më të madh të refugjatëve në ishullin Lesbos të Greqisë, u transferuan gjatë natës në portin e Pireut 215 emigrantë.

Më pas ata u dërguan me autobusë për tu strehuar në Janinë dhe Korinth. Zhvendosja e refugjateve nisi pas kaosit të shkaktuar brenda ambienteve të kampit. Ky është transferimi i tretë që kryhet brenda një jave ku më herët janë transferuar 480 të tjerë.

Ajo çka e rëndon më shumë gjendjen në Greqi është ardhja e anijeve te tjera me refugjate nga brigjet turke. Aksioni për transferimin në portin e Pireut vjen pas mbledhjes së qeverisë ku ndër masat kryesore vihen re lehtësimi i kampeve në ishujt grekë dhe përshpejtimi i procedurave të dhënies së azilit politik për refugjatët sirianë.

Gjithashtu parashikohet edhe rritja e numrit të kthimeve në Turqi me 10000 persona deri në fund të vitit 2020. Sipas autoriteteve greke fluksi i emigrantëve është rritur shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Related Posts