Albania

Bankers dhuron 1 milion USD për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti

Bankers Petroleum Albania, ka dhuruar 1 milion USD për rindërtimin e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Përmes një deklarate, Bankers thekson se këto ditë kanë qenë të vështira dhe traumatike për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Kujtojmë që Bankers u solidarizua me banorët e prekur edhë më herët, teksa shpërndau ndihma dhe nisi mbledhjen e donacioneve.

“Kemi parë bashkëqytetarë të tronditur dhe të pastrehe, duke kërkuar të dashurit e tyre, duke vajtuar të vdekurit dhe duke kërkuar kuptim në një tragjedi që duket kaq e verbër dhe e rastësishme.

Por ne keto ditë pikëllimi dhe zemërimi kemi pare shume akte kurajoje dhe mirësie.

Ne në Bankers e kemi parë gjithmonë veten si pjesë e këtij vendi.

Ne shprehim hidherimin dhe ngushëllimet tona te thella për viktimat dhe dëmin e rëndë të shkaktuar nga tërmeti.

Me siguri, këto sprova na kujtojne se ne shpesh jemi më të fortë se sa mendojme- me ndihmën dhe mbeshtetjen e njëri-tjetrit.

Prandaj, për të ndihmuar në rindërtimin pas tërmetit, Bankers ka vendosur t’i dhurojë qeverise shqiptare 1 mln USD për rindërtimin pas tërmetit”, thuhet në deklaratën e plotë.

Related Posts