Albania Maqedonia

Biletat e derbit Shkëndija-Shkupi shkojnë për të prekurit nga tërmeti

Në ndihmë personave të dëmtuar nga tërmeti në Shqipëri, ka vendosur t’u vie në ndihmë Shkëndija e Tetovës.

Përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare, kuqezinjtë kanë bërë me dije se të ardhurat e shitja e biletave për ndeshjen e fundjavës në derbin e shqiptarëve kundër Shkupit, do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Ndërkohë që futbollistët e Shkëndijës së Tetovës, por edhe drejtuesit e klubit kanë dhënë kontributin e tyre financiar për familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore, të cilat do të bashkohen me të ardhurat që do të vinë nga shitja e biletave.

Në postimin e tyre, kuqezinjtë krahas dëshirës për t’u rikthyer tek suksesi në kampionat, e konsiderojnë këtë sfidë si një mundësi të mirë për të bashkuar forcat së bashku me tifozët për tu ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti. Një tjetër gjest tepër domethënës që tregon unitetin e shqiptarëve në një moment delikat.

Related Posts