Maqedonia

Komisioni për Lustrim e shpalli për spiun, ish-deputeti Haruni fiton betejën me shtetin e Maqedonisë V.

Shteti do ti paguaj dëmshpërblim ish deputetit Sefedin Haruni, në vlerë prej 5.850 eurove, me qëllim që të mbyllet rasti para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ku ish deputeti u ankua për shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë, pasi ish Komisioni për Lustrim e ka shpallur si bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete, përcjell Alsat-M.

Shuma si dhe kushtet për ndërprerjen e procedurës janë shqiptuar nga ana e Gjykatës Evropiane , ndërkohë që mjetet duhet të paguhen në llogarinë e ish deputetit Sefedin Haruni më së voni për tre muaj. Në vendimin e gjykatës nënvizohet se rasti është mbyllur, por në rast se shteti nuk i kryen obligimet ndaj Harunit, lënda sërish mund të gjendet për shqyrtim para gjykatës.

Dokumenti i publikuar nga Gjykata e Strasburgut, linku: https://hudoc.echr.coe.int/eng#{%22itemid%22:[%22001-198656%22]}

Related Posts