UK

Sulmi në Londër, vdesin dy të plagosur

Së paku pesë qytetarë u theren sot me thikë, ndërsa sulmuesi u qëllua për vdekje nga policia, gjatë një sulmi në një urë të Londrës.

Deri më tash raportohet të kenë vdekur dy persona, si rezultat i plagëve të marra nga sulmi me thikë në Urën e Londrës.

I dyshuari për sulmin me thikë, i cili u vra në vendin e ngjarjes. “Besohet se ai ka pasur veshur në trup edhe një pajisje eksplozive”, tha policia.

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, shkroi në Twitter se është njoftuar në lidhje me incidentin dhe se dëshiron të falënderojë policinë dhe shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre.

Sekretarja e Brendshme britanike, Priti Patel, po ashtu tha se është shumë e shqetësuar për incidentin.

Related Posts