Albania

Bushati: Qeveria bëri shou duke thënë “u çmend presidenti, letra kishte fakte për tërmetin”

Analisti Andi Bushati në Open në Top Channel tha se në qoftë se qeveria do të merrte parasysh letrën e Metës, nuk do të kishim kaq shumë viktima.

“Unë shikova debatin e të hënë që u zhvillua me zv-ministrin Shkreli këtu në Open dhe nuk e mora vesh në qoftë se tek pallati i shembur në Thumanë u dha leje për të qëndruar brenda apo jo.

Unë iu ktheva letrës së Metës ku qeshëm të gjithë dhe ku qeveria na bëri shou që na u çmend presidenti. Përtej faktit që aty na parashikohej për një tërmet, letra në brendësi kishte fakte racionale. Aty shkruanin hajde ulemi në një tryezë për të folur a kemi kapacitete për të përballuar situata të tilla”, tha Bushati.

Related Posts