Albania

Rama për ndërtuesit: Nuk do shpëtojë asnjë abuzues

Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme së bashku me ministrin për Përballimin e Emergjencës, Bledi Çuçi, në Durrës, ku panë nga afër procesin e pastrimit të inerteve të banesave dhe pallateve, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama tha se të gjitha dosjet e pallateve po përgatiten dhe askush nuk do të shpëtojë nga përgjegjësitë penale.

“Të gjitha dosjet duhet të plotësohen për ato aspektet që kanë të bëjnë me ligjin dhe me ndjekjet penale, më të gjitha, se nuk duhet të shpëtojë asnjë nga ata që kanë përgjegjësi”, tha kryeministri Edi Rama./TCH/

Related Posts