UK

Avokatët e princit Harry dhe Meghanit paralajmërojnë mediat

Avokatët e princit Harry dhe bashkëshortes së tij, Meghan, dukeshës së Suseksit, paralajmëruan sot mediat britanike kundër ngacmimit të çiftit, pas transferimit të tyre në Kanada, për t’u larguar nga detyrat mbretërore.

Harry u fotografua duke dalë nga avioni, ndërsa mbërriti sot në mëngjes në aeroportin e Vankuverit, për t’u bashkuar me bashkëshorten e tij, e cila në fillim të këtij muaji u kthye në Kanada me djalin e tyre tetëmuajsh.

Mediet njoftuan se avokatët e çiftit u ankuan se fotografitë e Meghan-it me djalin Archie dhe qentë e saj u shkrepën pa leje dhe se fotografët ishin fshehur në shkurre, duke e spiunuar./ATSH/

Related Posts