Kosova

Borrell: Uashingtoni nuk mund t`ia ofrojë Kosovës karrigen në OKB

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, në takim me ministrin e jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq ka përsëritur gatishmërinë për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Por, pas takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Borrell sikurse në Prishtinë edhe në Beograd është përpjekur ta relativizoj rolin amerikan në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Edhe gjatë vizitës time në Kosovë më kanë pyetur se sa i diskutueshëm është qëndrimi i SHBA-së ndaj Kosovës. Nuk është aspak i diskutueshëm. Washingtoni është shumë i fuqishëm, por ai nuk mund t’i ofrojë Kosovës një karrige në Kombet e Bashkuara. Atje ka edhe vende të tjera të botës dhe jo vetëm vende evropiane. Vendet si Kina, Rusia apo India pyeten për këtë çështje. Mendoj se të gjithë e dinë se pa miratimin e Këshillit të Sigurimit, Kosova nuk do të jetë vend i njohur nga bashkësia ndërkombëtare”, është shprehur Borrell, raporton Beta.

Ndërkaq Daçiq ka shprehur gatishmërinë e Serbisë për vazhdimin e dialogut me Kosovën, kur të krijohen kushtet.

“Atëherë kur Prishtina ta tërheqë vendimin për taksën”, ka thënë Daçiq.

Related Posts