Kosova

Daut Haradinaj tregon se a do të kandidojë për kryetar të AAK-së

Daut Haradinaj nga AAK ka thënë se dorëheqja e Ramush Haradinajt nga pozita e kryetarit të partisë nënkupton përgatitje të këtij subjekti për zgjedhjet e brendshme, në të cilat të gjithë do të jenë të barabartë për të garuar për kreun e saj.

Daut Haradinaj, ka pohuar se ai nuk do të jetë pjesë e garës për kryetar.

“Jam komod me detyrat që kam pasë deri tash dhe mandatin që kam marrë nga qytetarët. E vetmja përgjegjësi që do ta kem në AAK do të jetë ai e kryetarit të degës në Deçan, nëse do të më besohet”, ka thënë Haradinaj.

Related Posts