Kosova

Haradinaj: Nuk planifikoj PAN 2

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka deklaruar se kanë qenë çdoherë të hapur për dialog me Serbinë, por nuk shkojnë në një dialog që e qet shtetin e Kosovës në pikën zero.

Në një intervistë për RTK, i pyetur për kërkesën e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare dhe veçmas SHBA-së,  për heqjen e taksës për të vazhduar dialogu, ai ka ripërsëritur se taksa duhet të mbetet në fuqi deri në njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia, ndërsa taksa mund të suspendohet përkohësisht, siç tha pesë apo shtatë ditë, pas arritjes së një draft-marrëveshje në dialog mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka pohuar zërat se dorëheqja e tij nga i pari i AAK-së lidhet më mundësinë që ai të zgjidhet President i vendit dhe ka deklaruar se do të kandidojë sërish për kryetar të AAK-së.

Haradinaj ka qenë kritik ndaj mënyrës së si kreu i LV-së po i zhvillon negociatat me LDK-në, duke pohuar se “Kurti ka bërë gabime në hapa në rrugëtim me LDK-në, dhe uroj që të korrigjojë këta hapa”.

Ai ka mohuar mundësinë që të jetë pjesë e një qeverisje të re me PDK-në dhe Nismën. “Nuk planifikoj PAN 2 apo PAN 3, ne si AAK e kemi ndarë rrugën”, tha ai.

Ai po ashtu ka thënë se nuk e shqetëson padia e kryeministrit Edi Rama, pasi me vetëdije ka dal kundër planit për ndarje të Kosovës./KosovaPress/

Related Posts