UK

Johnson pëson humbjen e parë parlamentare për Brexit-in

Kryeministri britanik, Boris Johnson, pësoi sot humbjen e parë parlamentare, që pas zgjedhjeve të dhjetorit 2019, pasi Lordët revokuan planin e tij të Brexit në lidhje me të drejtat e qytetarëve evropianë pas largimit nga BE.

Anëtarët e Dhomës së Lartë të Parlamentit votuan kundër një amendamenti ndërpartiak në Projektligjin për tërheqjen nga Bashkimi Evropian, i krijuar për t’u dhënë mundësinë qytetarëve evropianë, që jetojnë në Britaninë e Madhe, të kenë një provë me shkrim të së drejtës së tyre për të qëndruar pas Brexit-it, më 31 janar.

Projektligji, i cili kaloi pa problem në Dhomën e Komuneve, ku partia konservatore e Boris Johnson ka shumicën, do të duhet të rikthehet atje.

Të vlerësuar në 3,6 milionë, qytetarët e BE-së, që jetojnë në Britaninë e Madhe, duhet të bëjnë kërkesë për leje për të qëndruar në Britaninë e Madhe pas Brexit-it./ATHS/

Related Posts