Albania

Ambasadorja Kim: SHBA mbështet fuqimisht sundimin e ligjit në Shqipëri

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim bëri të ditur se SHBA-ja mbështet fuqimisht sundimin e ligjit në Shqipëri dhe se Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) duhet të ketë sukses.

“SHBA mbështet fuqimisht sundimin e ligjit në Shqipëri. SPAK duhet të ketë sukses”, u shpreh ambasadorja Yuri Kim, ndërsa përcolli deklaratat e ambasadorit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca pas takimit me kreun e SPAK, Arben Kraja.

Soreca gjatë takimit me Krajën diskutoi sfidat e SPAK si institucion i ri dhe rishpërndarjen e kompetencave me Prokurorinë e Përgjithshme dhe zyrat vendore./ATSH/

Related Posts