Bota

Borrell kërkon falje për komentet lidhur me ”Sindromën Greta”

Kreu i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell kërkoi falje për komentet përçmuese ndaj aktivistëve të rinj të klimës gjatë një interviste televizive.

Kohët e fundit Borrell kishte deklaruar se dyshonte në idenë se të rinjtë janë të angazhuar në mënyrë serioze për të ndaluar ndryshimin e klimës, që ndryshe mund të quhej ”Sindroma Greta”.

Ai shtoi se njerëzit ishin të lumtur të protestonin, nëse nuk u kushtonte asgjë, ndërsa dyshoi nëse demonstruesit ishin të përgatitur të ulnin cilësinë e jetës së tyre për të paguar koston e lartë në luftën për ndryshimin e klimës.

“Do të doja t’i kërkoja falje kujtdo që mund të jetë ndjerë i ofenduar nga komentet e mia të papërshtatshme ndaj lëvizjes së rëndësishme rinore #climatechange”, shkruan Borrel në Twitter, ndërkohë që kthehej nga një vizitë në SHBA.

Ndryshimi i klimës është prioritet për Bashkimin Evropian.

Related Posts