Sports

Edhe Laura Fazliu kalon në rundin e dytë

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, e ka nisur me këmbë të mbarë rrugëtimin në kategorisë deri në 63 kilogramë, në Grand Slam Paris 2020, duke siguruar fitore kundër turkes Minel Akdeniz.

Laura Fazliu e mposhti turken Minel Akdeniz me ippon në rundin e parë, ndërsa në rundin e dytë e pret koreania Hee Ju Han.

Në këtë garë Kosova po përfaqësohet me tri garuese në turneun e xhudos, “Paris Grand Slam 2020”, njëra prej të cilave ishte Distria Krasniqi. Edhe pse pritej që pjesë e këtij turneu të ishte edhe Majlinda Kelmendi, trajneri Driton Kuka e ka tërhequr atë në momentet e fundit.

Distria Krasniqi synon të fitojë medalje në kategorinë deri në 52 kilogramë dhe e nisi këtë rrugëtim me këmbë të mbarë, duke siguruar fitore në ndeshjen e rundit të dytë, pasi rundin e parë e kaloi pa luftë.

Kurse, Gjakova po ashtu e kaloi xhiron e parë pa luftë. Në atë të dytë e pret fituesen e duelit në mes të azerbajxhanases Alexandra-Larisa Florian ndaj vietnamezes Ngoc Diem Phuong Nguyen.

Related Posts