UK

Iu mohua shërbimin shëndetësor falas për dhëmbët, i riu tenton të vetëvritet

Një azilkërkues iranian i cili ishte ankuar kohët e fundit se kishte dhimbje të tmerrshme dhëmbësh dhe se nuk kishte marrë trajtimin që duhej ka dashur që ti japë fund jetës së tij.

I riu i cili vuan nga probleme mendore ka veshur një jelek dhe ka kërcënuar që e kishte të mbushur me eksploziv dhe se do ta shpërthente.

Ai ka dashur që të detyrojë policinë që ta qëllojë kështu që ai mund të vdiste, duke i dhënë edhe fund vuajtjeve të tij.

Forcat policore shkuan menjëherë në vendngjarje dhe evokuan në kohë rekord të gjithë banesat dhe bizneset në atë zonë.

Policia negocioi me 32 vjeçarin me anë të një përkthyesi pasi ai nuk e fliste anglishten. Pas disa orësh negociata, Kordi arriti që të dorëzohej dhe të hiqte jelekun të cilën ai pretendonte që ishte i mbushur me eksploziv.

Vetëm në gjykatë 32 vjeçari do të shpjegonte se të gjithë këtë skenë false e bëri sepse dëshironte që policia ta qëllonte me armë dhe t’i jepte fund jetës së tij.

Ai është dënuar me një vit heqje lirie nga një gjykatë e Machester dhe mbi të rëndon akuza e shkaktimit të frikës dhe dërgimit të mesazheve falëse. Gjykatësi nuk e mori parasysh faktin që i riu vuante nga problemet mendore.

Related Posts