Kosova

Kryeministri Kurti takoi ambasadorin e Turqisë, Çagri Sakar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, zëvendëset e ambasadorit, Eda Çetin dhe Aslıhan Dilara Köseoglu, si dhe Konzullin e Përgjithshëm të Turqisë në Prizren, Serdar Ӧzaydın.
 
Në takim, u shprehën urime nga ambasadori i Turqisë Sakar dhe ndër të tjera u diskutua rëndësia e bashkëpunimit ekonomik në mes dy shteteve, si dhe bashkimi i ministrive dhe miratimi i buxhetit për fuqizimin e qeverisë së re.
 
“Gjatë takimit, u theksua mbështetja e Turqisë për qeverinë e Kryeministrit Kurti, në veçanti në fushën e zhvillimit ekonomik në dobi të të gjithëve. Ndër të tjera, ambasadori, z.Sakar ia dorë​zoi Kryeministrit Kurti urimin e Kryetarit të Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, z. Prof. Dr. Mustafa Şentop”, thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministri.

Related Posts