UK

Londra rikthen kontrollin doganor për importin e mallrave

Britania e Madhe parashikon rikthimin e kontrolleve në kufi për importin e mallrave që vijnë nga BE-ja, paralajmëroi qeveria britanike.

Qeveria britanike paralajmëroi sot kompanitë që eksportojnë drejt Bashkimit Evropian, se duhet të përgatiten pas periudhës së tranzicionit post-Brexit për një rikthim të kontrolleve doganore të pashmangshme në kufi.

“Londra parashikoi rikthimin e kontrolleve për importin e mallrave që vijnë nga BE-ja në kufi pas periudhës së tranzicionit që përfundon më 31 dhjetor”, thuhet në komunikatën e qeverisë britanike.

“Duke nisur nga viti 2021, Britania e Madhe do të jetë jashtë tregut të vetëm unik dhe unionit doganor dhe ne do të duhet të përgatitemi për procedurat doganore dhe kontrollet që do të jenë të pashmangshme”, theksoi Michael Gove, një prej ministrave të Boris Johnson.

Rikthimi i kontrolleve pritet  të ndodhë në vitin 2021./ATSH/

Related Posts